Lidhje

Millosheviç i kërkon Gjykatës ta lejojë të shkojë për një vizitë mjekësore në Moskë


Ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç i kërkoi Gjykatës së Hagës ta lejojë të shkojë në Moskë për një vizitë mjeksore.

Sllobodan Millosheviç, i cili vuan nga një sërë problemesh shëndetësore, tha sot se do të kthehet para se gjykata të fillojë sezonin e pushimeve me rastin e festave në fund të muajit. Një gjykatës i tha atij se kjo kërkesë duhej paraqitur me shkrim, e shoqëruar me garanci për sigurinë, mbikqyrjen dhe kthimin e tij.

Mbi Sllobodan Millosheviçin rëndojnë mbi 60 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte lidhur me rolin që ai ka luajtur në konfliktet ballkanike të viteve ’90. Mjekët privatë që e vizituan Millosheviçin muajin e kaluar, thanë se ai ka nevojë për 6 javë pushim. Një mjek i caktuar nga gjykata pohoi se i pandehuri ka nevojë për pushim, por për një periudhë më të shkurtër.

XS
SM
MD
LG