Lidhje

Shpërthim me bombë në Athinë: Plagosen dy vetë


Të paktën dy vetë u plagosën në Athinë sot herët në mëngjes kur një bombë artizanale shpërtheu në sheshin Sintagma të qytetit.

Policia thotë se me sa duket bomba ishte vendosur në një motocikletë të parkuar jashtë një ndërtese postare në qendër të kryeqytetit grek. Në ndërtesë ndodhen edhe zyrat e Ministrisë së Ekonomisë. 30 minuta para shpërthimit të bombës, një gazetë mori një paralajmërim anonim përmes telefonit. Si pasojë e shpërthimit, u përhapën mbeturina dhe copa qelqi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Mjetet greke të informimit thonë se asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin. Shpërthimi përkon me zhvillimin e procedurave gjyqësore ndaj 15 pjesëtarëve të një grupi të majtë radikal, si dhe me një grevë të planifikuar nga sindikatat greke kundër ndryshimeve në kontratat e qeverisë me punonjësit e shërbimeve publike.

XS
SM
MD
LG