Lidhje

Maqedonia i kërkon Francës mbështetje për antarësim në Bashkimin Evropian


Maqedonia i kërkoi Francës të mbështesë kandidaturën e saj për antarësimin në Bashkimin Evropian. Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski e bëri këtë kërkesë në një letër dërguar homologut të tij francez, Zhak Shirak.

Sipas Agjencisë së lajmeve Reuter, zoti Crvenkovski i shkruante udhëheqësit francez se dhënia e statusit të kandidates për Maqedoninë do të ishte një fitore për Evropën dhe për një politikë të suksesshme evropiane. Të hënën zyrtarët francezë thanë se kandidatura e Maqedonisë, një ndër temat e takimit të Bashkimit Evropian këtë javë, duhet të shtyhet për më vonë.

Zyrtarët thanë se kjo do t'i jepte mundësi bllokut prej 25 anëtarësh të financonte zgjerimin aktual dhe të zhvillonte një debat më të gjerë në të ardhmen. Në nëntor Komisioni Evropian rekomandoi Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG