Lidhje

Emërohet ndërmjetësuesi i ri për Bosnje-Hercegovinën


Një komision ndërkombëtar emëroi ish ministrin e qeverisë gjermane Christian Schwarz-Schilling si ndërmjetësuesin e lartë në Bosnje-Hercegovinë.

Schwarz-Schilling zëvendëson zotin Paddy Ashdown i cili e mbajti këtë post që nga viti 2002. Emërimi i tij u njoftua dje në Paris nga Bordi Vëzhgues i Këshillit për Zbatimin e Paqes që ka ndjekur përparimin e Bosnjes që kur marrëveshja e Dejtonit i dha fund konfliktit ballkanik. Zoti Schwarz-Schilling do të fillojë nga detyra në fund të janarit.

Ndërmjetësuesi i ri ka qenë ministër i telekomunikacioneve në Gjermani nën kancelarin Helmut Kohl. Që nga marrëveshja e Dejtonit, ai ka qenë ndërmjetës në përpjekjet për kthimin e refugjatëve të shpërngulur nga konflikti boshnjak. Atij i është dhënë më shumë pushtet për të shkarkuar zyrtarë dhe për të zbatuar legjislacionin që siguron zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit.

XS
SM
MD
LG