Lidhje

Amnesty International: Bosnje Hercegovina nuk i ka zgjidhur plotësisht problemet e të drejtave të njeriut


Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International, thotë në një raport të ri, të bërë publik sot, se Bosnje Hercegovina ende nuk i ka zgjidhur plotësisht problemet e të drejtave të njeriut që shoqëruan luftrat ballkanike, ndonëse kanë kaluar 10 vjet nga marrëveshja e Dejtonit.

Amnesty International fajëson sistemin e drejtësisë të federatës si dhe Republikën Serbe të Bosnjes që nuk kanë nxjerrë para drejtësisë të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Raporti vë në dukje se gjykatave u mugojnë burimet e duhura, aftësitë dhe vullneti politik për t’u marrë me raste të tilla.

Raporti thekson se vetëm gjysma e 2 milionë banorëve të shpërngulur janë kthyer në shtëpitë e tyre, megjithë garancitë që ofronin marrëveshjet e Dejtonit për kthimin e gjithë të shpërngulurve.

Diskriminimi i vazhdueshëm në punësim, arësim dhe shërbime sociale, ve në dukje Amnesty International, është një shumë aspekte vazhdim i politikave të spastrimit etnik të kohës së luftës.

XS
SM
MD
LG