Lidhje

Policia franceze arreston tre të dyshuar ekstremistë islamikë


Policia franceze kundër terrorizmit ka arrestuar 3 të dyshuar të tjerë në kuadër të fushatës ndaj ekstremistëve islamikë që mendohet se kanë lidhje jo të drejtpërdrejta me Abu Musab al-Zakauin, udhëheqës i al-Kaidës në Irak.

Policia thotë gjithashtu se ka zbuluar armë dhe lëndë plasëse në periferitë e Parisit në kuadër të hetimeve lidhur me vjedhje dhe pastrim parash, që shërbejnë për financimin e sulmeve të planifikuara. Këto arrestime të fundit pasojnë ndalimin e 25 personave në një seri bastisjesh të hënën.

Ministri i brendshëm francez Nikolas Sarkozi përmendi lidhjet jo të drejtpërdrejta me al-Zarkauin dje, në kuadër të raportit që po i paraqiste parlamentit për bastisjet e së hënës. Policia tha se të dyshuarit ishin përgjuar prej muajsh dhe se kanë filluar hetimet për të zbuluar planet e sakta të rrjetit.

Franca ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie që në korrik, kur disa ekstremistë islamikë kryen sulme vetvrasëse në sistemin e transportit urban të Londrës, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 vetëve. ***

XS
SM
MD
LG