Lidhje

Udhëheqësit e BE-së përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët mbi buxhetin


Diplomatët në Bruksel njoftuan për ndryshime ndërkohë që udhëheqësit e Bashkimit Evropian po përpiqen të bien dakort rreth mosmarrëveshjeve mbi një buxhet afatgjatë gjatë ditës së dytë të takimit të tyre.

Kancelarja gjermane Angela Merkel propozoi rritjen e niveleve të shpenzimit për periudhën 7-vjeçare që fillon në vitin 2007 me 1.045 përqind të prodhimit të Bashkimit Evropian nga 1.03 përqind e sugjeruar nga kryeministri britanik Toni Bler, vendi i të cilit ka presidencën e radhës në BE. Kjo pasoi kundërshtimin e vendeve më të reja dhe më të varfëra anëtare të Bashkimit Evropian rreth planifikimit të shkurtimeve të mëdha ndaj ndihmave të tyre për zhvillim.

Çështje tjetër debati është edhe kundërshtimi i Britanisë për shkurtime të mëdha në fitimet nga uljet e çmimeve të Bashkimit Evropian në vitin 1984 për të kompensuar subvencionet bujqësore për anëtarë të tjerë të BE-së. Britania ka kërkuar rishqyrtimin e të gjitha shpenzimeve të Bashkimit, duke përfshirë subvencionet bujqësore, në këmbim të uljeve të çmimeve. Dështimi në arritjen e një marrëveshjeje mund të dobësojë besueshmërinë e bllokut.

XS
SM
MD
LG