Lidhje

Njëri prej të akuzuarve për krime lufte në Ballkan është arrestuar dhe transferuar në Hagë


Njëri prej të akuzuarëve për krime lufte në Ballkan e që kërkohej shumë nga Gjyakata Ndërkombëtare, është arrestuar dhe transferuar në Hagë. Ante Gotovina, një ish gjeneral kroat u arrestua në ishujt Canary të Spanjës dhe do të gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë. Shtetet e Bashkuara e mirëpriten lajmin për arrestimin e zotit Gotovina, tha zëdhënësi i Departmantit amerikan të Shtetit, Adam Ereli.

“Zoti Gotovina kishte marrë arratinë, ndërsa kundër tij ishte ngritur akt-akuza nga Gjykata Ndërkombëtare për ish jugosllavinë në Hagë. Shtetet e Bashkuara urojnë autoritetet kroate, spanjolle dhe ato të gjykatës së Hagës për përpjekjet e tyre që çuan në arrestmin e zotit Gotovina.”

Për më tepër se 4 vjet, zoti Gotovina ishte i pandehuri më i kërkuar kroat i akuzuar për krime lufte në ish Jugosllavi. Pjesën më të madhe të kohës ai jetonte i fshehur. Akt-akuza kundër zotit Gotovina, e ngritur në korrik të vitit 2001, ka të bëjë me vrasjen e 150 serbëve etnikë dhe dëbimin e dhjetra mijëra të tjerëve pak para përfundimit të luftës civile të Kroacisë në vitet 1991-1995. Trupat nën komanden e tij janë akuzuar se kanë helmuar puset, kanë vjedhur kafshë dhe kanë dëbuar serbët nga shtëpitë e tyre.

Dështimi i Kroacisë për të gjetur dhe arrestuar zotin Gotovina kishte bërë që antarsimi i këtij vendi ballkanik në NATO dhe në Bashkimin Evropian të pezullohej. Por tani Kroacia mund t’i bashkohet komunitetit Euro-Atlantik, tha zëdhenësi i Departamenmtit të shtetit, Adam Ereli.

“Duket qartë se ky arrestim është një hap i madh përpara i Kroacisë në rrugën e saj për antarësim në NATO dhe është krejtësisht e qartë se kjo gjë është në interes të Kroacisë. Këtë ne e shikojmë gjithashtu si një hap të rëndësishem në drejtim të pajtimit në rajon.”

Pas arrestimit të zotit Gotovina, 6 të dyshuar të tjerë për krime lufte në ish Jugosllavi, kundër të cilëve janë ngritur akt-padi nga ana e Gjykatës Ndërkobmëtare në Hagë, janë ende të lirë. Dy më të kërkuarit janë ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak, Ratko Mlladiç. Tani varet nga qeveria e Serbisë dhe Malit të Zi si dhe e Bosnje-Hercegovinës, që së bashku me autoritetet e serbëve të Bosnjes dhe palët e tjera, të ndjekin shembullin e Kroacisë për të kërkuar, arrestuar dhe dorëzuar këta njerëz në Hagë për gjykim.

XS
SM
MD
LG