Lidhje

Haziri: Procesi i decentralizimit përcakton rrugën dhe principet e procesit të pushtetit lokal

  • Intervistoi: Konda

Decentralizimi është një nga çështjet e debatueshme mes dy komuniteteve të Kosovës, shqiptarëve dhe serbëve, përfaqësuesit e të cilëva kanë paraqitur pikëpamje të ndryshme për vetë konceptin e decentralizmit. Për të biseduar për këtë çështje Zëri i Amerikës intervistoi Ministrin e Pushtetit Lokal të Kosovës, Lutfi Hazirin.

Zëri i Amerikës: Zoti Ministër, autoritetet ndërkombëtare kanë thënë se decentralizimi do të jetë thelbësor për rezultatin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Si e shihni ju këtë proces?

Lutfi Haziri: Keni të drejtë, që procesi i decentralizimit në Kosovë, i cili ka filluar para dy vjetësh e që është në ecje e sipër, ka qenë i fokusuar në krijimin e një kornize ligjore, e cila do të përcaktonte rrugën, mënyrën, dhe principet e procesit të reformimit të pushtetit lokal dhe decentralizimit në përgjithësi. Jemi në fazën kur statusi final kërkon që ky kontekst të shikohet në procesin e zgjidhjes së problemeve të tjera në Kosovë që kanë të bëjnë me grupet etnike. Edhe pse në të kaluarën e afërme në përgatitjet e këtij procesi asnjëherë ai nuk është injoruar, mund të them se ky vetë është karakterizuar fillimisht me bashkimin e pikëpamjeve të të gjitha komuniteteve politike dhe etnike, përkundër dallimeve në fillim, ndërsa roli negativ i qarqeve jashtë Prishtinës ka bërë që serbët etnikë të Kosovës të tërhiqen nga ky process. Dhe ne realisht kërkojmë si një nga prioritetet e larta, që ai do të vazhdojë edhe gjatë kohës së statusit, dhe njëkohësisht, ekipi negociator ka autoritetin që të bartë ndryshime eventuale në këtë proces në të ardhmen e afërme.

Zëri i Amerikës: Serbët e Kosovës janë të pakënaqur me mënyrën se si e trajton qeveria këtë proces. Si do të plotësohen kërkesat e përfaqësuesve të pakicës serbe dhe a mund të gjendet kompromis ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës për këtë çështje?

Lutfi Haziri: Në radhë të pare, serbët e Kosovës kanë qenë kooperativ]ë dhe ne kemi qenë në bisedime si të përfshijmë sa më shumë grupe politike që përfaqësojnë interesat e grupeve etnike, të cilat kanë të bëjnë me interesat e serbëve etnikë dhe lidershipin lokal në këtë process. Konteksti që ka ekzistuar ka ardhur nga qëndrimi negativ i qeverisë së Beogradit, e cila ka dashur ta imponojmë në rrugë të tjera, përmes komunikimeve që administrata ndërkombëtare në Kosovë, mbi baza të rregullta ka patur të imponimin e një dokumenti tjetër dhe një rol tjetër të Beogradit. Kjo ka bërë që të thellohet dallimin jo në mes të serbëve localë dhe qeverisë së Kosovës, por në mes të qeverisë së Kosovës dhe tendencës që Beogradi të marrë rol aktiv të përfaqësimit të interesave të serbëve në këtë process, që për neve ka qenë e papranueshme dhe e tillë do të mbetet. Prandaj, ne do të bëjmë përpjekje që këtë kontekst ta vendosim në binarë dhe për ne është me interes të veçantë, që serbët e Kosovës të jenë pjesë e procesit, si komunitet politik dhe etnik i rëndësishëm… Dallimi tjetër që nuk ka mundur të tejkalohet, është se Beogradi zyrtar, përveç tendencës që të drejtojë, po pretendon në aspektin territorial, që për ne është e papranueshme sepse dezintegron komunitetet dhe do të vendosë një tendencë për kontrolle territoriale. Kjo ambicie ka krijuar probleme dhe konflikte në ish-Jugosllavi. Ne qëndrojmë kurdoherë në parimin që vlerat parimore t’ja ofrojmë të gjithë qytetarëve dhe grupeve etnike, për të zgjidhur problemet e tyre në rrafshin e administrimit lokal.

Zëri i Amerikës: Në këto kushte, kujt do t’i takojnë kompetencat për decentralizmin, qeverisë apo grupit negociator, pra kush do ta drejtojë atë?

Lutfi Haziri: Procesi aktualisht udhëhiqet nga unë si ministër, në emër të qeverisë dhe në emër të institucioneve të Kosovës dhe po ashtu, ekipi negociator, përmes grupit politik, ka kërkuar nga unë që të jem mbartës i këtij procesi dhe që të përgatis të gjitha materialet që duhet të prodhohen dhe të gjitha oraret e domosdoshme, në mënyrë që ekipi negociator t’i ketë me kohë angazhimet e veta dhe rolin e saktë konform kërkesave që do të vihen në të ardhmen e afërme të Kosovës. Praktikisht, unë udhëheq ministrinë në këtë process, edhe me autoritetin e grupit negociator dhe insitucioneve të Kosovës.

XS
SM
MD
LG