Lidhje

Bush: zgjedhjet parlamentare irakiane moment i rëndësishëm në historinë e lirisë


Presidenti Bush përshëndeti zgjedhjet parlamentare të Irakut, por tha se nuk është realiste të besohet se arritjet e brendshme do të çojnë në realizimin e objektivit për t’i dhënë dhunës në atë vend.

Ai i cilësoi zgjedhjet për asamblenë e re si një moment shumë të rëndësishëm në historinë e lirisë.

Në një intervistë me rrjetin televiziv publik, Presidenti Bush tha dje se ka prej atyre që do t’i vazhdojnë përpjekjet për të ndikuar deabtin politik me anë të dhunës.

Presidenti Bush parashikoi se më në fund politika e tij e përgatitjes dhe e pajisjes së irakianëve për të përballuar sfidat e sigurimit do të jetë e suksesshme.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Bush do të mbajë nesër mbrëma një fjalim drejtuar vendit mbi çështjen e Irakut.

Presidenti Bush tha se ishte inkurajuar nga pjesëmarrja e madhe në votim, sidomos nga pjesëmarrja e madhe e pakicës suni dhe shkalla e ulët e dhunës gjatë votimit.

Duke i dhënë mirëseardhjen në Shtëpinë e Bardhë Ambasadorit irakian, Sumaidi, Presidenti Bush theksoi se ka mbetur shumë punë për t’u bërë: “Ne kërkojmë të theksojmë sesa ditë e lavdishme ishte e enjtja për qytetarët irakianë dhe çfarë do të bëjmë për të punuar së bashku për përfundimin e misionit tonë dhe për të krijuar një Irak që mund të mbrojë veten dhe mund të mbështetet në forcat e veta, një Irak që do të na ndihmojë ne, theksoi Presidenti Bush, të mposhtim terroristët në këtë luftë kundër terrorit, një Irak që do të shërbejë si shembull i fuqishëm për vendet e tjera në rajon.”

Presidenti Bush tha se votimi ishte një sukses për Irakun si edhe për Shtetet e Bashkuara, për shkak se e bën Amerikën më të sigurt nga sulmet, duke theksuar se votimi sinjalizon një moment ndryshimi edhe në kryengritjen irakiane: “Unë mendoj, thaksoi Presidenti Bush, se kjo ishte një pikëthesë dhe fillimi i eliminimit të terrorizmit në Irak. Irakianët kanë shkruar me gjakun e tyre një kapitull të historisë së tyre që do të mbahet mend për dekada.”

Presidenti Bush ka hedhur poshtë prej kohësh sugjerimet për tërheqjen e menjëhershme të trupave nga Iraku, duke thënë se një hap i tillë do të inkurajonte armikun dhe do të minonte të ardhmen politike të vendit.

Gjenerali kryesor amerikan në Irak, Xhorxh Kejsi, tha se gjatë javëve të ardhshme ai do të bëjë rekomandime lidhur me nivelin e trupave amerikane në Irak Gjenerali Kejsi tha se tani në Irak janë rreth 150 mijë trupa amerikane për shkak të nevojës për ruajtjen e sigurisë gjatë votimit. Ai tha se ky numër duhet të bier në rreth 138 mijë nga fillimi i shkurtit.

XS
SM
MD
LG