Lidhje

Irak: Premisa për bashkimin e sunive, shiitëve dhe kurdëve në një koalicion


Një politikan suni në Irak thotë se partia e tij është gati të bashkohet në një koalicion me shiitët dhe kurdët në parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e së enjtes.

Adnan al-Dulaimi, që drejton Frontin Irakian për Mirëkuptimin, tha sot në një konferencë shtypi se krijimi i një koalicioni të fuqishëm është i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave për të gjithë irakianët. Shumë vëzhgues brenda dhe jashtë Irakut shpresojnë se një pjesëmarrje më e madhe politike e pakicës suni do të zbusë tensionet ndërfetare dhe do t’i japë fund kryengritëjes. Sunitë i bojkotuan masivisht zgjedhjet e janarit të kaluar për një asamble kombëtare të përkohshme.

Presidenti Bush tha dje se pjesëmarrja e madhe e sunive në votimet e së enjtes është inkurajuese, por shtoi se mbetet ende shumë për t’u bërë. Nesër në mbrëmje, Presidenti Bush do t’i drejtohet përmes televizionit popullit amerikan mbi Irakun.

XS
SM
MD
LG