Lidhje

SHBA paralajmëron për sulme të mundshme kundër interesave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut


Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për sulme të mundshme terroriste kundër interesave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe u bënë thirrje qytetarëve amerikanë të jenë vigjilentë në lidhje me sigurinë e tyre në këto zona.

Në një deklaratë të publikuar sot në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Kuvajt, Departamenti i Shtetit paralajmëron se në sulmet e mundshme përfshihen shpërthime, marrje peng dhe atentate. Departamenti i Shtetit paralajmëron gjithashtu që agjentë kimikë e biologjikë mund të konsiderohen si kërcënime të mundshme.

Departamenti i Shtetit cilësoi si objekte të mundshme sulmesh qytetarë të vendeve perëndimore, punonjës të sektorit të naftës dhe kontraktues amerikanë që punojnë për ushtrinë. Në deklaratë përmenden në veçanti shpërthimet e muajit të kaluar në tre hotele jordaneze për të ilustruar dëshirën e terroristëve për të goditur vende që frekuentohen nga shtetas perëndimorë në rajon.

XS
SM
MD
LG