Lidhje

Shkencëtarët zbulojnë gjenin përgjegjës për ngjyrën e lëkurës


Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një fragment të njërit prej geneve që luan rolin kryesor në përcaktimin e ngjyrës së lëkurës tek njeriu. Zbulimi është rezultat i punës 11-vjeçare që filloi me studimin e ndryshueshmërisë të ngjyrave tek peshqit.

Grupi i punës prej 25 gjenetistësh, biologësh dhe antropologësh në universitetin e Pensilvanisë thanë se studimi mund të ndihmojë në trajtimin e kancerit të lëkurës, në analizat e kriminalistikës apo në kozmetikë.

Studimi i botuar në revistën Shkenca po ashtu sjell një teori tjetër: koha ndodhi degëzimi i racave të ndryshme pas largimit të njerëzve të parë nga Afrikë, më shumë se 50 mijë vjet më parë. Teoria e deritanishme vinte në dukje se aziatikët apo evropiano-veriorët evoluan në ngjyrën e bardhë të lëkurës para se të imigronin. Studimi i ri tregon se të dy grupet e zhvilluan ngjyrën e bardhë të lëkurës pas ndarjes. Lloje të tjera gjenesh janë zbuluar edhe më parë, por asnjë nuk luan kaq rol të rëndësishëm sa ky i fundit. Lëkura e bardhë mund të jetë zhvilluar për t’i ndihmuar njerëzit të thithin më shumë dritë në klima me pak diell për të ruajtur nivelet e vitaminës D.

XS
SM
MD
LG