Lidhje

Kryeministri izraelit Ariel Sharon në gjendje jo të mirë shëndetësore


Kryeminisitri i Izraelit Ariel Sharon u dërgua me urgjencë në një spital të Jeruzalemit të djelën në mbrëmje. Zoti Sharon ishte në zyrë dhe nuk ndihej mirë. Televizioni izraelit njofton se Kryeministri Sharon humbi për pak kohë ndjenjat para se të mbërrinte në spital.

Zoti Sharon, 77 vjeç, njoftohet se është tani në gjendje të qëndrueshme. Agjencia Associated Press citon burime nga spitali të thonë se zoti Sharon është plotësisht i vetëdijshëm.

Ndihmësit thonë se Kryeministri po u nënshtrohet një sërë analizave për të parë se mos ka pësuar ndonjë goditje të lehtë në zemër.

XS
SM
MD
LG