Lidhje

Muhamed Ali merr çmimin "Otto Han" të paqes në Gjermani


Ish kampioni i peshave të rënda Muhammad Ali mori një çmim prestigjioz për paqe në Gjermani dje për kontributin e tij në lëvizjen e të drejtave civile amerikane dhe në Kombet e Bashkuara.

63 vjeçari Ali i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit i bëri njerëzit në sallë të ngriheshin me duartrokitje ndërsa pranoi medaljen Oto Han të paqes nga kryetari i bashkisë së Berlinit. Ai nuk foli por morri pozicionin e boksierit në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast.

Shoqata e Kombeve të Bashkuara në Gjermani që jep çmimin citoi angazhimin e Mohamed Aliut në lëvizjen e të drejtave civile amerikane dhe emancipimin kulturor të afrikano-amerikanëve si dhe punën e tij si ambasador i OKB-së për paqe. Ky çmim jepet çdo dy vjet.

Fitues të mëparshëm të tij kanë kënë ish udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachov dhe Simon Wiesenthal që ia kushtoi jetën kapjes së figurave të nazizmit. Mohamed Ali është sportisti i parë që merr çmimin i cili mban emrin e fituesit të çmimit Nobel në vitin 1944 Oto Han, një kimist gjerman dhe fizikant që i shpëtoi nazizmit në vitin 1938.

XS
SM
MD
LG