Lidhje

Shqipëri: Hapet tenderi më i madh ndonjëherë për energjinë

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri sot u hap tenderi më i madh ndërkombëtar i organizuar ndonjëherë për blerjen e energjisë elektrike.

Korporata energjitike me një fond prej 80 milion eurosh kërkon të sigurojë energjinë për të gjithë vitin e ardhshëm, mbi 2200 xhigavat ne orë. Për këtë tender kishin paraqitur interes 20 kompani të huaja mes të cilave dhe një shqiptare, por në garë janë paraqitur vetëm 7, një prej të cilave u eleminua për shkak të mangësive në dokumentacion.

Për gati një vit, gjatë gjithë muajve të shkuar Korporata Energjitike dështoi në disa gara radhazi për shkak të kufizimeve të ligjit. Për të evituar përsëritjen e një situate të tillë si dhe për të shmangur në të ardhmen kriza të forta energjitike si ajo e këtij dimri, qeveria propozoi një ndryshim i cili i lejon KESH-it të pranojë oferta si nën sasinë ashtu dhe mbi çmimin limit të përcaktuar për garën. Fituesit e tenderit ku po marrin pjesë kompani nga shtete të ndryshme pritet të shpallen pas disa ditësh.

Qeveria merr masa të reja në luftën kundër korrupsionit

Në Shqipëri qeveria do të vendosë instalimin e linjave telefonike falas për denoncimin e rasteve të korrupsionit si dhe do të shpërblejë të gjithë qytetarët që ofrojnë prova dhe fakte për përfshirjen e zyrtarëve në akte korruptive.

Kjo u bë e ditur sot kur gjatë mbledhjes së saj qeveria vendosi dhe krijimin e një njësie të posacme antikorrupsin që do të drejtohet nga kryeministri. Në të do të marrin pjesë zyrtarë të lartë dhe pëfaqësues të instutucioneve që kanë lidhje direkte në shërbimin publik, liçencimet apo privatizimet. Kjo njësi, sipas kryeministrit do të hartojë strategjitë si dhe do të ndjekë nga afër zbatimin e tyre nga ana e institucioneve. Po sot qeveria shqyrtoi dhe projektligjin për legalizimet i cili përfshin jo vetëm zonat informale, por dhe ndërtimet apo shtesat pa leje të kryera në qytete.// lk

XS
SM
MD
LG