Lidhje

Policia spanjolle tha se ka arrestuar 15 persona të dyshuar si ekstremistë islamikë


Policia spanjolle tha se ka arrestuar 15 ekstremistë islamikë të dyshuar se rekrutonin luftëtarë për t’u dërguar në Irak dhe se kishin lidhje me terroristë të al-Qaidës.

Të 15 personat, që u përkasin disa kombësive, u ndaluan në një numër qytetesh përgjatë bregdetit të Mesdheut si dhe në ishujt Baleare të Spanjës. Ministria e Brendshme e Spanjës tha se 8 nga personat e dyshuar janë nga Maroku ndërsa të tjerët nga Spanja, Iraku, Egjipti, Franca, Gana, Arabia Saudite dhe Bjellorusia.

Ky është operacioni i tretë i arrestimeve të personave të dyshuar si ekstremistë islamikë brenda një muaji. Policia spanjolle ka shtuar vëshgimin e grupeve ekstremiste islamike që nga viti i kaluar, kur shpërthimet e bombave të lidhur me al-Qaidën shkaktuan vdekjen e rreth 200 vetave në katër trena udhëtarësh të Madridit.

XS
SM
MD
LG