Lidhje

Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, shtrohet në spital


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, pësoi një goditje të lehtë në zyrën e tij dje dhe u dërgua me shpejtësi në një spital të Jeruzalemit.

Mjekët në spitalin Hadasah,thanë se zoti Sharon iu nënshtrua disa analizave dhe gjendja e tij shëndetsore është përmirësuar që nga arritja në spital. Ata thanë se kryeministri 77 vjeçar do të qëndrojë në spital për disa ditë.

Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqësi palestinez, Mahmud Abas, thanë se shpresojnë për një shërim të shpejtë të zotit Sharon.

Në fillim të këtij viti, kryeministri Sharon organizoi ndryshimin më dramatik të politikës izraelite në dakadat e fundit, pasi urdhëroi evakuimin e kolonëve izraelitë nga Rripi i Gazës.

Më pas, ai u nda nga Partia e tij Likud, e krahut të djathtë, e cila kundërshtoi tërheqjen dhe formoi një koalicion të qendrës për të vazhduar më tej negociatat me palestinezët.

XS
SM
MD
LG