Lidhje

Misioni i OKB-së në Kosovë krijoi zyrtarisht Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë


Misioni i OKB-së në Kosovë krijoi zyrtarisht Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë si pjesë e kalimit gradual të kompetencave në këtë institucione.

Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi e përshëndeti vendimin duke e quajtur atë njohje të përparimit të arritur gjatë pak viteve të kaluar. Por zyrtarët serbë e kritikuan krijimin e ministrive.

Zyrtari i OKB-së i ngarkuar me çështjet e policisë dhe të drejtësisë në Kosovë tha se vendimi i hap rrugën transferimit gradual të kompetencave deri në muajin mars, ndërkohë që veprimtaritë e këtyre institucioneve do të mbikqyren nga komuniteti ndërkombëtar.

Bashkësia ndërkombëtare po e transferon gradualisht kontrollin e çështjeve lokale tek autoritetet kosovare tani që pritet të fillojnë bisedimet mbi statusin e Kosovës të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara.// lk

XS
SM
MD
LG