Lidhje

Irak: Koalicioni arab suni kundërshton rezultatet e zgjedhjeve


Koalicioni arab suni në Irak po i kundërshton rezultatet e zgjedhjeve, në bazë të të cilave, sipas shifrave të deritanishme, kryeson me diferencë të thellë një koalicion shi’it.

Udhëheqës të Frontit të Irakut për Konsensus, thanë se rezultatet e pjesshme të shpallura deri tani, nuk përputhen me ato të regjistruara nga vëzhguesit e partisë në rajonin e Bagdatit. Ata paralajmëruan se mund të kërkojnë përsëritjen e votimit.

Rezultatet e pjesshme tregojnë se në Bagdat koalicioni suni ka siguruar 19 përqind të votave, ndërsa koalicioni shi’it, Aleanca për Irakun e Bashkuar, ka marrë 59 përqind. Rezultatet përfundimtare priten muajin e ardhshëm.

Ambasadori amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad shprehu shqetësim se rezultatet tregojnë se votuesit në pjesë të tjera të Irakut janë ndarë sipas përkatësive fetare dhe etnike. Ai tha se e ardhmja e Irakut varet nga bashkëpunimi ndëretnik.

Presidenti Bush mori në telefon Presidentin e Irakut Xhalal Talabani dhe Kryeministrin Ibrahim al-Xhafari për t’i uruar për zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG