Lidhje

Kina i rriti ndjeshëm shifrat zyrtare të prodhimit të përgjithshëm për vitin 2004


Kina i rriti ndjeshëm shifrat zyrtare të ekonomisë së saj, pasi e rishikoi të dhënat e mëparshme. Shifra e re flet për rritje të ndjeshme të prodhimit të përgjithshëm për vitin 2004.

Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës tha sot se prodhimi i vendin vitin e kaluar ishte 1, 98 trilionë dollarë, 16, 8 për qind më tepër se vlerësimi i mëparshëm. Zyrtarët kinezë thonë se shifra e rishikuar tregon se Kina ja zuri vendin Italisë si vendi i 6-të në botë për zhvillimin e ekonomisë për vitin 2004.

Zyra e Statisitikave thotë se shifra e re tregoi se sektori i shërbimeve është shumë më i madh nga sa mendohej përpara. Industritë e shërbimit përbëjnë 93 për qind të sektorëve të rishikuar. Qeveria thotë se do të përdorë përfundimet e arritura për rishikimin e shifrave ekonomike që nga viti 1993.

Analistët mendojnë se Kina ka shënuar një rritje ekonomike, që e ve atë në vendin e katërt në botë përsa i përket zhvillimit ekonomik, duke marrë parasysh zgjerimin e shpejtë të ekonomisë kineze këtë vit.

XS
SM
MD
LG