Lidhje

Ahtisari: Kosova ka burime natyrore për të qënë ekonomikisht e pavarur


I dërguari i Kombeve të Bashkuara që do të ndërmjetësojë bisedimet mbi statusin e ardhshëm të Kosovës thotë se në Kosovë ka rezerva të mjaftueshme qymyrguri dhe burime të tjera natyrore për ta ndihmuar atë të bëhet e pavarur ekonomikisht.

Ish presidenti finlandez Martii Ahtisaari tha dje se Kosova ka rezerva të një varianti linjiti që sipas Bankës Botërore do të mjaftojnë për 50 deri në 75 vjet. Zoti Ahtisari tha se qymyrguri që do të shfrytëzohet për të prodhuar energji elektrike do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe do të furnizojë me energji edhe rajonin. Ai tha se shfrytëzimi i mirë i burimeve natyrore të Kosovës do të ndihmojë për futjen e Kosovës në një periudhë të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

XS
SM
MD
LG