Lidhje

Shtetet e Bashkuara mirëpritën vendimin e BE -së për t’i dhënë Maqedonisë statusin e kandidates për anëtarësim


Shtetet e Bashkuara mirëpritën vendimin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë Maqedonisë statusin e kandidates për anëtarësim në Bashkim.

Me anë të një deklarate, Departamenti amerikan i Shtetit uroi qeverinë dhe popullin e Maqedonisë për përparimin që ka bërë vendi gjatë 4 vjetëve të fundit. Në deklaratë i bëhet thirrje qeverisë maqedonase që të dyfishojë përpjekjet për zbatimin e reformave juridike, ekonomike, elektorale dhe reforma të tjera të nevojshme për integrimin në organizatat evropiane.

Deklarata i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë të dyfishojë përpjekjet për zbatimin e reformave juridike, elektorale dhe në fusha të tjera që nevojiten për integrimin në organizatat gjithëevropiane. Aty thuhet se se ky vendim dërgon një sinjal pozitiv për të gjithë vendet e Ballkanit se e ardhmja e tyre është në një Evropë të pandarë, të lirë dhe në paqe.

XS
SM
MD
LG