Lidhje

Prokurorët e Hagës po u bëjnë thirrje gjykatësve të mos e lejojnë Millosheviçin të kurohet në Moskë


Prokurorët e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë po u bëjnë thirje gjykatësve të hedhin poshtë një kërkesë nga ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç për t’i lejuar atij të shkojë në Moskë për një kontroll mjekësor.

Sllobodan Millosheviç, i cili vuan nga probleme të shumta shëndetësore kërkoi në fillim të muajit një lirim të përkohshëm që t’i jepet mundësi të shkojë në Moskë për kujdes mjekësor. Por prokurorët thanë se dokumentet që ka paraqitur i akuzuari nuk ofronin garanci të mjaftueshme se ai do të kthehet në Hagë për procesin gjyqësor i cili rifillon më 23 janar.

Mjekët e ish-presidentit jugosllav, të cilët e vizituan atë muajin e kaluar, thanë se Millosheviçi ka nevojë për gjashtë javë pushim. Ndërkaq një mjek i caktuar nga gjykata rekomandon gjithashtu një peridhë pushimi, por më pak se 6 javë. Mbi Sllobodan Millosheviçin rëndojnë mbi 60 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në konfliktet ballkanike të viteve ’90.//lk

XS
SM
MD
LG