Lidhje

Irani dhe zyrtarët evropiane bien dakord të takohen në janar për bisedime


Negociatorët iranianë dhe evropianë ranë dakord të takohen përsëri në janar për bisedime që kanë për synim të zhdukin shqetësimet se Irani po përpiqet fshehurazi të prodhojë armë bërthamore.

Zyrtarët e arritën marrëveshjen dje në Vjenë, gjatë bisedimeve të para të këtij lloji midis dy palëve që nga gushti.

Kryenegociatori francez tha se bisedimet ishin të hapura dhe të sinqerta, por shtoi se hendeku midis dy palëve është i madh.

Evropianët po i bëjnë trysni Iranit të heqë dorë nga programi bërthamor në shkëmbim të stimujve politikë dhe ekonomikë. Por, Irani ngul këmbë se ka të drejtën të prodhojë energji bërthamore.

Në Washington, një zëdhënës i Departamentit amerikan të shtetit i bëri thirrje Teheranit të fillojë negociatat sinqerisht, duke shtuar se bota nuk do ta lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore.

Irani hedh poshtë akuzat se po përpiqet fshehurazi të prodhojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG