Lidhje

Izraeli do të pengojë votimin e palestinezëve në Jeruzalemin Lindor nëse marrin pjesë kandidatë të Hamasit


Izraeli thotë se nuk do t’i lejojë arabët në Jeruzalemin Lindor të votojnë në zgjedhjet e janarit, nëse kandidatët nga radhët e Hamasit përfshihen në fletëvotime.

Zyrtarët palestinezë u përgjigjën menjëherë dje, duke thënë se do t’i anullojnë zgjedhjet parlamentare të 25 janarit, nëse Izraeli i mohon ndonjë palestinezi të drejtën për të votuar.

Këshilltari izraelit, Ranan Gisen, tha se Izraeli e mori këtë vendim për shkak të përfshirjes së kandidatëve të Hamasit në fletëvotime. Por, ai theksoi se ende nuk është dhënë ndonjë urdhër për ndalimin e votimit.

Javën e kaluar, organizata Hamas, e cila është zotuar të shkatërrojë Izraelin, paraqiti listën e kandidatëve ku përfshihet edhe nëna e tre ekstremistëve të vrarë nga forcat izraelite gjatë sulmeve të Hamasit kundër objekteve izraelite. Në listë janë edhe nënat e dy ekstremistëve të tjerë të Hamasit.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë kërcënuar të ndërpresin ndihmën për Autoritetin Palestinez nëse organizata Hamas fiton në zgjedhjet e janarit.

XS
SM
MD
LG