Lidhje

Sekretari Rumsfeld paralajmëron për rrezikun e tërheqjes së parakohëshme nga Afganistani, Iraku


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se një tërheqje e parakohshme e forcave amerikane nga Afganistani ose Iraku mund të çojë në sulme të tjera terroriste në territorin amerikan.

Zoti Rumsfeld e bëri këtë koment dje në bazën ajrore Bagram pranë kryeqytetit afgan, Kabul, ku ai u takua me trupa amerikane.

Zyrtarët ushtarakë po përgatitën të kthejnë në atdhe vitin tjetër 2 mijë e 500 ushtarë amerikanë nga Afganistani. Por, ata thonë se pjesa më e madhe e forcës së tanishme prej rreth 19 mijë trupash do të qendrojë atje për të mbështetur operacionet kundër terrorizmit.

Për sa i përket Irakut, zoti Rumsfeld tha se çdo pakësim trupash duhet të presë derisa të përfundojë stërvitja e forcave irakiane të sigurimit.

Ndërkohë, forcat e koalicionit dhe policia afgane u sulmuan dje në pjesën qendrore të Afganistanit, duke shkaktuar një betejë, në të cilën mbetën të vrarë dy kryengritës dhe një polic.

XS
SM
MD
LG