Lidhje

Në Irak, 35 grupe politike nuk i pranuan rezultatet e para të zgjedhjeve


Në Irak, 35 grupe politike, mes tyre arabë suni dhe shiitë laikë, nuk i pranuan rezultatet e para të zgjedhjeve të javës së kaluar. Të 35 grupet politike bënë sot thirrje për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për të hetuar mbi mundësinë e mashtrimeve gjatë zgjedhjeve.

Mes grupeve politike janë koalicioni kryesor i arabëve suni dhe një grup shiit laik i kryesuar nga ish-kryeministri Iyad Allawi. Rezultatet paraprake të pjesëshme të zgjedhjeve parlamentare të 15 dhjetorit tregojnë për një kryesim të ndjeshëm nga ana e koalicionit kryesor shiit.

Në një zhvillim tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, bëri një vizitë të papritur në Bagdad sot për t’u takuar me trupat amerikane dhe zyrtarët irakianë. Zoti Rumsfeld u tha gazetarëve se kjo është një fazë kritike për Irakun, ndërkohë që po krijohet një qeveri që do të drejtojë vndin gjatë 4 vjetëve të ardhëshëm.

Ndërkohë, Kryeministri britanik, Tony Blair, dhe kryeministri polak Kazimir Marsinkievic, bënë vizita të papritura në Irak po sot për t’u takuar me trupat e vendeve të tyre. Në aktin më të fundit me dhunë, nga shpërthimi i një bombe sot në Bagdad u vra një ushtar amerikan.//lk

XS
SM
MD
LG