Lidhje

Gjykata italiane lëshon urdhër arresti për 22 agjentë të CIA-s


Një gjykatë italiane lëshoi urdhër arresti për një grup operativësh të CIAs në lidhje me akuzat për rrëmbimin e një kleriku egjyptian në Milano në vitin 2003.

Autoritetet italiane të drejtësisë thanë se një grup prej 22 agjentësh të CIAs rrëmbyen Abu Omarin nga një rrugë në Milano dhe e dërguan atë në Egjypt për ta marrë në pyetje. Prokurorët kanë kërkuar ekstradimin e agjentëve të CIAs në fillim të vitit. Prokurorët thanë se rrëmbimi i klerikut është shkelje serioze e sovranitetit italian dhe ka vështirësuar hetimet mbi terrorizmin.

Në korrik kryeministri Silvio Berlusconi thirri ambasadorin amerikan në Itali dhe i kërkoi ati që Shtetet e Bashkuara të respektojnë plotësisht sovranitetin e vendit të tij.

XS
SM
MD
LG