Lidhje

Ramsfeld njofton planet për pakësimin e forcave luftarake në Irak


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld njoftoi planet për pakësimin e forcave luftarake amerikane në Irak.

Duke folur sot në Faluxha, zoti Rumsfeld tha se presidenti Bush ka autorizuar pakësimin e nivelit të tanishëm të trupave, 138 mijë. Zyrtarë e mbrojtjes thanë se trupat luftuese do të shkurtohen me gati 1 mijë e 700 ushtarë.

Në një zhvillim tjetër, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Sudanit tha për televizionin Al-Xhazira se gjashtë sudanë përfshi një diplomat janë rrëmbyer në Irak. Ndërkohë mijëra arabë suni në Bagdat, Tikrit dhe Mosul protestuan për zgjedhjet e 15 dhjetorit.

Rezultatet paraprake tregojnë për një fitore të koacionit shiit. Gjithashtu kryengritësit sulmuan një pikë kontrolli në veri të Bagdatit duke vrarë tetë ushtarë irakianë dhe plagosur 20 të tjerë.

XS
SM
MD
LG