Lidhje

Përfundon greva e transportit publik në Nju Jork


Metroja dhe autobuzët në Nju Jork janë përsëri në lëvizje sot, pas grevës tre-ditore që bllokoi qytetin më të madh të Amerikës.

Sindikata e Punëtorëve të Transportit të Nju Jorkut votoi dje për të dërguar 33 mijë anëtarët në punë pa një kontratë. Greva përfundoi pasi udhëheqësit e sindikatës u kërcënuan me burg për shkelje të një ligji shtetëror kundër grevave nga punonjësit publik.

Negociatat për kontratat pritet të vazhdojnë ndërsa qyteti dhe sindikata debatojnë për pensionet dhe sigurimet shëndetësore. Greva pengoi miliona pasagjerë dhe i kushtoi qytetit gati një miliardë dollarë. Sindikata u gjobit me një milion dollarë në ditë për grevën, e para e këtij lloji në 25 vjet.

XS
SM
MD
LG