Lidhje

Policia italiane arrestoi tre algjerianë nën akuzat për terrorizëm ndërkombëtar


Policia italiane arrestoi tre algjerianë nën akuzat për terrorizëm ndërkombëtar.

Zyrtarët në Napoli thanë se tre të dyshuarit besohet të jenë anëtarë të grupit algjerian Salafist për Lutje dhe Luftë, që ka lidhje me al-Kaidën. Policia tha se tre personat ishin në përfshirë në shpërndarjen e dokumentave fallco.

Ndërkohë një gjykatë britanike urdhëroi që studenti i akuzuar në shpërthimin e dështuar të 21 korrikut në metronë e Londrës, të mbahet nën arrest deri në seancën tjetër të gjyqit më 6 janar. Abdel Yahya u arrestua të martën ndërsa po ulej nga një fluturim nga Etiopia. Ai u akuzua për konspiracion në lidhje me shpërthimet.

Nga të 16 personat e akuzuar për sulmet, pesë janë akuzuar për tentativë vrasjeje apo konspiracion për vrasje. Gjykimi i tyre është caktuar për shtator. Shpërthimet e dështuara me bombë ndodhën dy javë pasi vetvrasësit shkaktuan vdekjen e 52 personave në metronë e Londrës dhe në një autobuz.

XS
SM
MD
LG