Lidhje

Padi Ashdaun shpreh shqetësim për përparimin e bërë në Bosnje-Hercegovinë


Ndërmjetësi më i lartë ndërkombëtar në Bosnjë Hercegovinë thotë se nuk mund të ketë paqe të vërtetë në vend deri sa dy të dyshuarit kryesor për krime lufte të arrestohen dhe të ekstradohen në Hagë.

Paddy Ashdown, i cili largohet nga posti i tij si Përfaqësues i Lartë në Bosnjë muajin e ardhshëm, i tha Radios Britanike se vendi ka arritur përparim të mahnitshëm gjatë viteve të fundit. Por ai shprehu shqetësim se ish udhëheqësi serb i Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe komandanti i tij ushtarak Ratko Mladic gjenden ende në arrati, duke e quajtur këtë dështim të të gjitha palëve.

Zoti Ashdown paralajmëroi se vendi nuk mund të stabilizohet deri sa të arrihet drejtësi dhe dy të dyshuarit të dalin para gjykatës ndërkombëtare për krime lufte në Hagë. Kjo gjykatë ngriti akuzat kundër tyre në vitin 1995 për rolin në sulmet kundër civilëve gjatë konfliktit në Bosnjë.

XS
SM
MD
LG