Lidhje

Sonda ruse dërgon furnizime e dhurata në stacion orbital


Një sondë kozmike pa njerëz i dërgoi furnizime dhe dhurata për festat ekipit dy-anëtarësh të Stacionit Ndëkombëtar të Hapësirës.

Sonda e mallrave Progress M-55 u lidh me stacioni orbital pa asnjë problem. Ajo dërgoi dy tonelata e gjysmë furnizime për kozmanautin rus, Valeri Tokarev, dhe astronautin amerikan, William Makarthur.

Koloneli Makarthur tha se të dy ata kanë në plan t’i hapin dhuratat Ditën e Krishtlindjeve dhe të shtrojnë një darkë tradicionale ruse festash.

Ditën e Vitit të ri, ekuipazhi përfundon gjysmën e misionit të tij gjashtëmujor në stacioni orbital.

Sondat kazmike ruse janë të vetmet anije të hapësirës që dërgojnë oksigjen, ushqim, pajime dhe firnizime të tjera në stacion.

Programi i anijeve amerikane për vajtje ardhje në hapësirë mbetet i pezulluar ndërkohë që zyrtarët përpiqen të ndreqin problemin e shkëputjes së pllakave të izolimit nga serbatori i jashtëm gjatë hedhjes në orbitë

.

XS
SM
MD
LG