Lidhje

Azerbajxhan: mendohet se 23 vetë kanë humbur jetën në aksident ajror


Një avion udhëtarësh i shoqërisë ajrore azerbajxhanase me 23 vetë në bord u përplas pran kryeqytetit Baku. Zyrtarët thonë se nuk besojnë të ketë të mbijetuar.

Autoritetet azerbajxhanase thonë se avioni u zhduk nga radari pak pasi u ngrit dje nga aeroporti i kryeqytetit Baku. Në avion ishin 18 udhëtarë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.

Avioni i tipit Antonov dy motorësh An-140, ishte nisur për në qytetin Aktu në anën tjetër të Detit Kaspik në Kazakistan. Shkaku i përplasjes ende nuk dihet.

XS
SM
MD
LG