Lidhje

Bllokohet në Kakavijë kafe kontrabandë


Dogana e Kakavijës në Jug të Shqipërisë sekuestroi sot rreth 1,4 tonë kafe kontrabandë .Kafja u gjet e fshehur në dyshemenë e një makine tregëtare që kishte hyre dje nga Greqia.

Sipas burimeve zyrtare të doganës, sasia e kafesë , në vlerën e disa dhjetëra mijë dollarëve, u zbulua nga dogana në një makinë tregëtare që ishte deklaruar se transportonte hekur. Zyrtarët e doganës së Kakavijës thanë se kafeja ishte porositur nga një shtetas shqiptar nga Gjirokastra , i cili është vënë nën hetime. Kjo është hera e parë gjatë këtij viti që autoritetet doganore në këtë pikë-kalim sekuestrojnë sasi të kafesë , një mall që ka taksim mjaft të lartë doganor.

Ndërkaq , në pikat e kalimit te Shqipërisë me Greqinë nisën të shfaqen sot radhë të gjata të emigrantëve që po kthehen nga Greqia për të kaluar festat e fundivitit. Në pikën e Kakavijës vlerësohet se kanë hyrë në 24 orët e fundit mbi 3000 autovetura, ndërkohë që në Pikë e Kapshticës rreth 1000 autovetura.

Drejtoritë e policise në Gjirokastër dhe në Korcë njoftuan shtimin e pikave të shërbimit policor, por megjithë këto masa, infrastruktura e pikëkalimeve kufitare nuk arrin të përballojë këtë ritëm të fund-vitit. Lëvizja e emigrantëve që mbërrijnë në kufi me autoveturat e tyre vështirësohet edhe prej qarkullimit te madh tregëtar me Greqinë që realizohet përmes këtyre dy pikë-kalimeve .

Në pika të tjera kufitare të Shqipërise me Greqine ,atë të Qafëbotës ne rrethin e Sarandës dhe të “Tri Urave” në rrethin e Përmetit , ka probleme për funksionimin normal ëe lëvizjes së mjeteve tregëtare. Dogana e “Tri Urave “ në rrethin e Përmetit nuk ka ende furnizim me energji elektrike, ndersa ne Doganen e Qafebotes në Sarandë prej moskrijimit te kushteve për administatën doganore, Ministria shqiptare e Financave ka vendosur këto ditë moslejimin e qarkullimit te mjeteve tregëtare . Levizja e emigranteve ditet e fundit nga Greqia po kryhet normalisht edhe përmes rrugeve detare në saj të favorizmit të motit të mirë. Keshtu në portin e Sarandës është rritur numri i trageteve që kryejnë udhëtime nga Ishulli gek i Korfuzit.

Nga burime jozyrtare vlerësohet se mbi 30 mijë emigrantë shqiptarë janë kthyer ditët e fundit nga Greqia për të kaluar pranë familjeve festat e fundvitit, krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

XS
SM
MD
LG