Lidhje

Betlehem: Mbërrijnë qindra pelegrinë për kremtimin e Krishtlindjes


Qindra pelegrinë nga e mbarë bota janë dyndyr në qytetin e Bregut Perëndimor, Betlehem, për kremtimin e Kreshtlindjes. Sipas traditës, banda muzikore të nxënësve palestinezë marrshuan përmes Sheshit të Koritës ku të krishterët thonë se ka lindur Jezu Krishti.

Por që nga fillimi i kryengritjes së përgjakshme të palestinezëve para pesë vjetësh gjithnjë e më pak pelegrinë kanë vizituar Betlehemin, ndërkohë që 3 mijë banorë të krishterë janë larguar nga qyteti.

Faktor tjetër pengues është ngritja e një muri sigurimi nga Izraeli, për të cilin banorët thonë se po i izolon dhe se po e dëmton ekonominë e qytetit. Izraeli thotë se qëllimi i ngritje së murit është pengimi i autorëve të shpërthimeve vetëvrasëse dhe sulmesve të tjerë jashtë Izraelit. //az//

XS
SM
MD
LG