Lidhje

Hebrenjtë shënojnë fillimin e Festivalit të Dritave, ndërsa të krishterët festojnë Krishtlindjet


Hebrenjtë në gjithë botën ndezën qirinj për të shënuar natën e parë të së kremtes hebraike Hanakah, e cila përkon me Krishtlindjet për herë të parë pas 46 vjetësh.

Festivali i dritave filloi mbrëmë pas perëndimit të diellit, me ndezjen e të parit nga tetë qirinjët që përfaqësojnë tetë ditët e festës, me lojëra për fëmijë dhe ushqime tradicionale. Festivali i dritave shënon fitoren e hebrenjëve kundër ushtrisë së fuqishme siriane më shumë se 2 mijë vjet më parë.

Edhe të krishterët në mbarë botën vazhduan festimet me rastin e Krishlindjet me lutje për paqe.

Në mesazhin e tij të parë për krishlindjet, Papa Benedikt bëri thirrje për një botë të re, në të cilën humanizmi të bashkohet kundër terrorizmit, varfërisë, përhapjes së armëve bërthamore, epidemive dhe shkatërrimit të mjedisit.

Ai u përcolli mesazhin dhe bekimet e tij dhjetëra mijëra peligrinëve në Vatikan, duke u uruar atyre Krishlindjet në më shumë se 30 gjuhë të ndryshme.

Duke përballuar të ftohtit dhe shiun, mijëra peligrinë të huaj vërshuan në Bethlehem për të vizituar vendlindjen historike të Jezuk Krishtit dhe për të marrë pjesë në meshën e posaçme.

Në Kinë, ku feja është shumë e kufizuar nga qeveria, miliona besimtarë shënuan Krishtlindjet në kishtat e miratuara nga ashtiti si edhe në kisha të paregjistruara. Anëtarët e komuniteti hebraik të Pekinit u mblodhën tek Muri i Madh i Kinës për një ceremoni të ndezjes së qirinjëve me rastin e të kremtes Hanakah.

XS
SM
MD
LG