Lidhje

Irak: Dy ushtarë amerikanë dhe të paktën pesë irakianë humbin jetën nga sulmet e kryengritësve


Kryengritësit në Irak kryen dje një seri sulmesh, duke vrarë dy ushtarë amerikanë dhe të paktën 5 irakianë.

Zyrtarët amerikanë thonë se dy ushtarët amerikanë u vranë nga shpërthimi i bombave në kryeqytet.

Në jug të Bagdadit, një sulm me mortaja la të vdekur dy irakianë dhe persona të armatosur vranë një polic në Mosul. Dy civilë humbën jetën në dy incidente të veçanta në qytetin verior të Kirkukut.

Ndërkohë, dje u mbajtën demonstrata në disa qytete irakiane nga anëtarë të pakicës suni, të cilët janë ankuar për mashtrime në zgjedhjet e fundit parlamentare. Edhe shiitët marshuan dje në Bagdad në mbështetje të kandidatëve shiitë.

Rezultatet paraprake tregojnë se koalicioni kryesor shiit udhëheq.

Në pjesën veriore të Irakut, Presidenti Xhalal Talabani tha se në qeverinë e re të Irakut duhet të përfaqësohen të gjitha grupet fetare dhe etnike.

XS
SM
MD
LG