Lidhje

Libi: Gjykata e Lartë heq dënimin me vdekje për 5 infermjeret bullgare


Gjykata e Lartë në Libi urdhëroi fillimin e një procesi të ri gjyqësor për pesë infermjeret bullgare dhe një mjek palestinez që ishin dënuar me vdekje nën akuzat për infektimin e fëmijëve libianë me virusin e Sidës.

Ministri i Drejtësisë i Libisë u citua të ketë thënë se procesi i ri do të fillojë pas një muaji dhe do të drejtohet nga gjykatës të tjerë. Të akuzuarit u arrestuan në vitin 1999 dhe u dënuan me vdekje në vitin 2004 nën akuzat se kishin infektuar me dijeni më shumë se 400 fëmijë me virusin e Sidës. Megjithatë ekspertët mjekësorë thonë se infektimet kishin ndodhur para mbërritjes së personelit të huaj mjekësor dhe mund të jenë rezultat i masave të dobëta higjenike në spital. Javën e kaluar Bullgaria njoftoi krijimin e një fondi për fëmijët e infektuar me Sidë në Libi.

Analistët thonë se familjet e fëmijëve mund të kenë rënë dakort të heqin dorë nga kërkesa për dënim me vdekje në shkëmbim për kompensim. Ata thonë se infermieret mund të lirohen sapo të paguhet kompensimi.

XS
SM
MD
LG