Lidhje

Kolin Pauell: Presidenti Bush ka vepruar drejt lidhur me programin e përgjimit


Ish-sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, thotë se Presidenti Bush ka vepruar drejt përsa i përket autorizimit të një programi përgjimi brenda vendit. Në një intervistë të transmetuar dje në televizionin amerikan ABC ai thotë se vendimi i Presidentit “nuk është aspak i gabuar”, sepse po përpiqej të mbronte vendin pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Zoti Pauell e pranon ndërkaq se administrata mund të kishte siguruar mandatet që i nevojiteshin nga gjykata që jep leje për përgjim e forma të tjera survejimi.

Ai thotë gjithashtu se i takon Kongresit të përcaktojë nëse i ka dhënë zotit Bush autoritet të pakufizuar për programin e përgjimeve brenda vendit pa patur nevojë për të shfrytëzuar kanalet e ligjore. Por ish-sekretari i shtetit thotë se programi duhet të vazhdojë. //az//

XS
SM
MD
LG