Lidhje

SHBA: Fillon kremtimi i kuanzës


Afrikano-amerikanët fillojnë të hënën kremtimin e festës kulturore njëjavëshe të kuanzës.

Kuanza festohet nga 26 dhjetori, një ditë pas Krishtlindjes, deri më 1 janar. Ajo e ka zanafillën në vitin 1966 me veprimtarin dhe profesorin Ron Karenga në mes të lëvizjes së njohur si “Fuqia e Zezë” në Shtetet e Bashkuara, periudhë tepër aktive kjo e lëvizjes për të drejta civile.

Qëllimi i kuanzës është që komuniteti afrikano-amerikan të ripërtërijë lidhjet me trashëgiminë afrikane dhe të forcojë lidhjet brenda familjes dhe komunitetit.Çdo ditë e kuanzës i kushtohet njërit prej parimeve udhëheqëse, që janë: uniteti, vendosmëria, puna kolektive dhe përgjegjësia, bashkëpunimi në ekonomi, qëllimi, energjia krijuese dhe besimi. //az//

XS
SM
MD
LG