Lidhje

Iraq, sulmet e kryengritësve u kushtojnë jetën 13 vetëve


Një valë sulmesh nga kryengritësit në mbarë Irakun shkaktoi sot vdekjen e 13 personave, shumica policë. Në Bagdad, pesë bomba vranë 6 irakianë, ndër të cilët 3 policë.

Në veri të kryeqytetit, në provincën Diala, persona të armatosur vranë 5 policë në një pikë kontrolli pranë qytetit të Bakubës. Në një zhvillim tjetër dhune, guvernatori i kësaj province i shpëtoi atentatit me bombë i cili vrau truprojen e tij.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Viktor Jushçenko, shkoi sot në Irak për të vizituar trupat e tij para tërheqjes. Zyrtarët thonë se ai ka në plan të marrë pjesë në një ceremoni gjatë së cilës trupat ukrainase u dorëzojnë paisje ushtarake forcave irakiane.

Ndërkohë, gazeta New York Times shkruan se një aleancë shiite nuk pranoi kërkesën e udhëheqësve suni për t’u kaluar atyre 10 vende shiite në parlament. Sunitë janë ankuar për manipulime dhe i kërkuan 10 vendet për të zbutur tensionet mbi rezultatet e zgjedhjeve të 15 dhjetorit. //az//

XS
SM
MD
LG