Lidhje

Autoriteti presidencial në Shtetet e Bashkuara


Shtetet e Bashkuara janë aktualisht të angazhuara në një debat mbi kompetencat presidenciale, ndërkohë që janë ngjallur shqetësime se metodat e përdorura nga administrata e Presidentit Bush në luftën kundër terrorizmit mund të shkelin liritë civile të disa amerikanëve. Por, siç njofton korrespondenti ynë, Peter Fedynsky, përcaktimi i kufijve të autoritetit presidencial është proces i vazhdueshëm, ku përfshihen të tri degët e aparatit shtetëror në Amerikë.

Kohëte fundit, senatori demokrat Russ Feingold nga Wiskonsini e ndjeu për detyrë t’i kujtonte George W. Bushit se ai ishte president dhe jo mbret. Ja çfarë thotë senatori Ras Faingold

“Veprimtaria e administratës së Presidentit Bush pas 11 shtatori 2001, mund të karakterizohet si uzurpim i vazhdueshëm pushteti.”

Por në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush reagoi ashpër ndaj pyetjes së një gazetari mbi mundësinë se ai po merrte pushtet të pakontrolluar.

“Kur flet për pushtet të pakontrolluar, është në thelb t’i veshësh presidentit pushtet diktatorial, gjë që unë e hedh poshtë me forcë”.

Pyetja që po shtrohet tani është se cilat janë kompetencat e presidentit në kohë lufte. Njoftohet se në kuadër të luftës kundër terrorizmit, Presidenti Bush ka autorizuar përgjimin e qytetarëve amerikanë brenda vendit, gjë për të cilën veprimtarë të të drejtave civile thonë se shkel Amendamentin e Katërt të Kushtetutës. Ky amendament ndalon përgjimin nga qeveria të qytetarët pa autorizim nga gjykatat apo pa shkak për dyshim. Megjithatë, Presienti Bush thotë se ka vepruar brenda kompetencave që i jep ligji.

“Kushtetuta më ngarkon me përgjegjësi dhe kompetenca të mbroj Amerikën. Neni 2 i kushtetutës me jep këtë përgjegjësi dhe autoritet të nevojshëm për përmbushjen e detyrës”.

Në bazë të nenit 2, presidentin është komandant i forcave të armatosura.Presidenti Bush nuk është udhëheqësi i parë amerikan në kohë lufte që e intepreton kështu autoritetin e tij apo që akuzohet se po merr masa sigurimi në kurriz të lirive civile.

Për shembull, Presidenti Abraham Linkoln, gjatë Luftës Civile u pat mohuar qytetarëve të dyshuar për tradhëti të drejtën e seancave paragjyqësore dhe urdhëroi shpenzime fondesh pa miratimin e Kongresit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Franklin Roosevelt urdhëroi internimin e japonezo-amerikanëve. Ata janë shpallur më pas të pafajshëm dhe u është dhënë dëmshpërblim.

Sot, Shtetet e Bashkuara janë në luftë kundër terrorizmit. Një ndryshim i mundshëm, sipas profesorit të historisë Stephen Hess në Universitetin George Washington, është se ajo mund të zgjasë shumë më tepër se lufrat e mëparshme. Steven Hes është me Universitetin Xhorxh Uashington

“Ky është aspekti më shqetësues i kësaj lufte. Por, a është e udhës të mohohen të drejtat civile për diçka që nuk dihet se kur do të përfundojë, përgjigja nuk është e thjeshtë”.

Por James Robertson, anëtar i gjykatës sekrete, e krijuar nga Kongresi për të autorizuar përgjime në rast dyshimesh për veprimtari terroriste, dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj anashkalimit të gjykatës nga administrata. Një gjykatë tjetër e ka qortuar ekzekutivin për shfrytëzimin e një rendi të caktuar faktesh për të justifikuar mbajtjen e një të dyshuari si terrorist dhe për të ngritur akuzë kundër tij.

Ndërkohë kongresi nuk e pranoi kërkesën e Presidentit për të autorizuar Aktin Patriot edhe për katër vjet të tjera, masë që ka ngjallur kundërshti, meqenëse u jep mundësi hetuesve të përgjojnë qytetarët amerikanë. Por ligjvënësit ranë dakord ta shtyjnë për pesë javë afatin e skadimit të Aktit Patriot, gjë që u jep kohë të shqyrtojnë pjesë të tij që, për disa, përbëjnë shkelje të të lirive civile.

Profesor Stephen Hess thotë se edhe shtypi luan rolin e vet në vëzhgimin e veprimeve të qeverisë, siç ndodhi kohët e fundit kur tërhoqi vëmendjen ndaj dërgimit të të dyshuarve si terroristë në burgje sekrete amerikane që thuhet se ndodhen në Evropën Lindore.

“Kjo çështje ishte sekrete. Jetojmë në një botë ku nuk mund të fshehësh gjithçka dhe kjo çështje u bë publike, kështu që presidentit iu desh të përgjigjej. Kështu funksionon sistemi”.

Profesori shton se aparati shtetëror, organizatat joqeveritare, grupe private interesash dhe votues janë pjesë e sistemit të kontrollit mbi pushtetin. Çështjet që nuk mund të zgjidhen përmes kompromiseve politike përfundojnë në gjykata. ***

XS
SM
MD
LG