Lidhje

Helikopterë izraelitë goditën objektiva në Rripin e Gazës


Helikopterë ushtarakë izraelitë goditën sot në mëngjes objektiva në Rripin e Gazës, në përgjigje të raketave që u hodhën në Izrael nga territori palestinez. Nuk ka njoftime për viktima. Dëshmitarët palestinezë thonë se predhat izraelite goditën njërën nga zyrat e partisë Fatah, të udhëheqësit palestinez, Mahmud Abas, në veri të Rripit të Gazës.

Zyratrët izraelitë thonë se ndërtesat e vëna në shënjestër ishin përdorur nga anëtarët e partisë Fatah që kanë lidhje me Brigadat Martire Al-Aksa, që kanë marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa të ditës së hënë kundër Izraelit. Gjithashtu, një avion izraelit hodhi një bombë në një rrugë aty pranë.

Izraeli ka paralajmëruar se do të krijojë një zonë sigurie në veri të Gazës, për të ndaluar ekstremistët që kanë vazhduar të hedhin raketa në territorin izraelit, megjithë tërheqjen e Izraelit nga Gaza në muajin shtator. ***

XS
SM
MD
LG