Lidhje

Arabia Saudite: vriten dy të kërkuarit për terrorizëm


Autoritetet në Arabinë Saudite thanë se forcat e sigurimit qëlluan dhe vranë dy terroristë të kërkuar, disa orë pasi ata kishin qëlluar për vdekje pesë policë nga një makinë në lëvizje. Të dy pesonat thuhet të jenë të përfshirë në operacionet e rrjetit terrorist të Al-Kaidës.

Një nga të dyshuarit, Mohammed bin Abdel-Rahman al-Suwailmi, ishte plagosur rëndë në një sulm nga forcat e qeverisë që shpërtheu pas sulmit të parë dje mbi policinë. Një zyrtar i ministrisë së brendshme tha se i dyshuari tjetër, Abdel Rahman al-Mutab, arriti të shpëtojë pas sulmit të parë, por u kap dhe u qëllua për vdekje sot në veri të Rijadit.

Të dy personat ishin në listën e terroristëve më të kërkuar në Arabinë Saudite. Autoritetet thanë se ata vranë pesë oficerët e policisë në provincën Qassim.

XS
SM
MD
LG