Lidhje

Raketa ruse lëshon satelitin e parë të sistemit të pozicionimit global


Një raketë ruse lëshoi të parin prej 30 satelitëve të tipit Galileo në orbitë, hapi i parë ky i një projekti të Bashkimit Evropian që synon krijimin e një sistemi të ri të pozicionimit global.

Nisja e satelitit nga qendra ruse e hapësirës Baikonur u krye pa probleme. Programi evropian shumëmiliardë dollarësh, Galileo, ku përfshihet Kina dhe 5 vende të tjera jo-evropiane, synon të rivalizojë me Sistemin e Pozicionimit Global të Shteteve të Bashkuara, që përdor rrjete satelitorë me sinjale radioje për navigimin. Ky sistem i lejon përdoruesit e tij në Tokë të masin distancat dhe pozicionet me precizion të madh.

Rrjeti Galileo pritet të fillojë brenda 5 ose 7 vjetëve. Shtetet e Bashkuara thonë se një rrjet navigimi shtesë është i panevojshëm, por vitin e kaluar u arrit një marrëveshje për t'u siguruar që të dy sistemete të përdorin standarte të pajtueshme.

XS
SM
MD
LG