Lidhje

Izraeli fillon të bombardojë Rripin e Gazës, që të parandalojë sulmet e ekstremistëve


Ushtria izraelite ka filluar të bombardojë pjesën veriore të Rripit të Gazës në përpjekje për të krijuar një zone të ndërmjetme me qëllim që të parandalojë sulmet e ekstremistëve.

Dëshmitarë palestinezë thanë se një ekstremist ishte plagosur nga një sulm i djeshëm.

Po dje, avionët izraelitë hodhën fletushka në Rripin e Gazës, në të cilat banorët paralajmërohen kundër hyrjes në zonën e ndërmjetme pranë kufirit me Izraelin.

Zyrtarët izraelitë thonë se bombardimi është i nevojshëm për shkak se ekstremistët kanë filluar t’i afrohen kufirit për të qëlluar territorin izraelit me raketa që kur Izraeli u tërhoq nga kjo zonë.

Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, e dënoi veprimin izraelit, duke thënë se Izraeli nuk ka të drejtë të përpiqet të vërë nën kontroll pjesë të Rripit të Gazës.

Ndërkohë, persona të armatosur rrëmbyen tre qytetarë britanikë. Deri tani, asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë.

Dhe avionët izraelitë sulmuan një zonë në Libanin jugor, për të cilën thuhet se përdoret nga ekstremistët palestinezë, duke plagosur dy ekstremistë

XS
SM
MD
LG