Lidhje

Komisioni hetimor hedh poshtë studimet mbi qelizat embrionale nga shkencëtari koreano-jugor


Një komision hetuesish thotë se qelizat embrionale të prodhuara nga shkencëtari koreanojugor Huang U Suk, nuk ishin krijuar për t’u përdorur tek pacientët, megjithë pretendimet e tij të bëra në një studim të bujshëm.

Komisioni prej 9 anëtarësh i Universitetit Kombëtar të Seulit tha sot se qelizat në fjalë e kishin prejardhjen nga vezë të fekonduara dhe se shkencëtari apo ekipi i tij kërkimor nuk kanë të dhënat e mjaftueshme për të provuar se ata kanë prodhuar qeliza embrionale që mund të përdoren tek pacientët.

Zoti Huang nuk ka bërë komente publike lidhur me përfundimet e komisionit. Ai dha dorëheqjen si profesor në këtë universitet pas njoftimit që bëri jvën e kaluar komisioni, sipas të cilit ekipi kërkimor manipuloi të paktën 11 linja të qelizave embrionale të përdorura në studim.

Në muajin maj, zoti Huang fitoi famë ndërkombëtare kur njoftoi se ekipi i tij kishte prodhuar qeliza embrionale që mund të përdoreshin tek njerëzit. Por një prej partnerëve të tij ngriti akuzën se rezultatet ishin të manipuluara.

XS
SM
MD
LG