Lidhje

Serbi: ushtria ka vazhduar t'i paguajë pensionin Ratko Mlladiçit


Agjencitë serbe të lajmeve thonë se ushtria e Serbisë dhe Malit të Zi ka vazhduar të paguajë pensionin e të dyshuarit kryesor për krime lufte, gjeneralit në arrati Ratko Mlladiç deri muajin e kaluar.

Lajmet bëjnë të ditur se anëtarët e familjes së gjeneralit ose oficerë ushtarakë merrnin pagesën nga një llogari e tij në një bankë të Beogradit. Autorizimi i pagesave ishte rinovuar çdo gjashtë muaj por u ndërpre në nëntor ndërsa u shtua trysnia ndërkombëtare ndaj Serbisë për kapjen e gjeneralit.

Të mërkurën, Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe Malit të Zi tha se ushtria e vendit të tij duhet të pranojë një pjesë të fajit për dështimin e vazhdueshëm në kapjen e të dyshuarve kryesor për krime lufte. Ai nuk dha më shumë hollësi por premtoi se nuk do të ketë përsëritje të këtyre gabimeve.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara e ka akuzuar gjeneralin Mladiç për rolin e tij në sulmet ndaj civilëve gjatë luftimeve në Bosnje-Hercegovinë.

XS
SM
MD
LG